Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes paditet nga Amazon
Kompania Amazon ka ngritur një padi kundër Departamentit amerikan të Mbrojtjes.
Ankesa, e paraqitur të premten në një gjykatë federale amerikane, kundërshton vendimin e Departamentit të Mbrojtjes për dhënien e një kontrate informatike prej 10 miliardë dollarësh Mikrosoftit.
Amazon kishte pritur të merrte kontratën për modernizimin dixhital të Pentagonit.
Në gusht, megjithatë, Presidenti Donald Trump publikisht hodhi dyshime nëse Amazonit duhet t’i jepej kontrata.
Jeff Bezos është Drejtori i Përgjithshëm i Amazon. Ai është gjithashtu pronari i gazetës The Washington Post, kritike ndaj Trumpit dhe administratës së tij.
Presidenti Trump e ka quajtur gazetën pjesë të “mediave të rreme të lajmeve”.
Javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se kontrata ishte dhënë në mënyrë të drejtë dhe me paanëshmëri, shkruan VOA, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












