Futboll
UEFA e cakton orarin e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë
Muaji mars i vitit 2020, do të jetë shumë i rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës.
‘Dardanët’ do të kërkojnë Kampionatin Evropian ‘EURO 2020’ përmes play off të Ligës së Kombeve.
Kosova ndeshjen e parë gjysmëfinale e zhvillon kundër Maqedonisë së Veriut në udhëtim, me datë 26 mars.
Janë dy stadiume opsionale ku do të zhvillohet kjo ndeshje, për të cilën do të vendoset shumë shpejtë, përcjellë albinfo.ch.
Por UEFA tashmë ka vendosur për orarin e takimit. Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në kuadër të Ligës D do të zhvillohet me 26 mars në ora 20:45 në arenën “Todor Proeski” në Shkup.
Ndërsa, UEFA ka vendosur që finalja të luhet duke filluar nga ora 18:00, ku fituesi i sfidës Maqedoni e Veriut – Kosovë takohet me fituesin e përballjes Gjeorgji – Bjellorusi.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













