Tematike
Në Zvicër martesa do të thotë taksa më të larta
Rreth 700,000 çifte të martuara paguajnë më shumë taksa sesa ato të pamartuara. Pse janë ndodhë kjo dhe a do të ndryshojnë gjërat?
Zvicra përdor një sistem progresiv të taksave mbi të ardhurat, kështu që të ardhurat më të larta tatohen me një shkallë më të lartë.
Nëse të dy bashkëshortët punojnë, kjo marrëveshje – e quajtur “dënimi i taksës së martesës” mund të jetë mjaft e kushtueshme, përcjellë albinfo.ch.
Në vitin 2016, votuesit zviceranë e hodhën nismën për heqjen e dënimit për taksën e martesës. Sidoqoftë, doli që informacioni mbi këtë temë të publikuar nga qeveria nënvlerësoi seriozisht numrin e çifteve që i nënshtroheshin ndëshkimit tatimor.
Autoritetet thanë që vetëm 80,000 çifte u prekën.Prandaj votimi u kthye nga Gjykata Federale, gjykata më e lartë e Zvicrës.
Muajin e kaluar, dhoma e sipërme e Këshillit të Shteteve të Zvicrës, votoi të ju ofrojë përkohësisht çifteve të martuara zbritje të taksave më të larta.
Mocioni kërkon një zgjidhje kalimtare për të zvogëluar barrën e taksës me 1.4 miliardë franga, e cila mund të përfshijë një rritje të zbritjes sociale për bashkëshortët.
Sidoqoftë, Këshilli Federal, qeveria shtatë anëtarëshe e Zvicrës, është kundër këtij lehtësimi të përkohshëm.
Çështja do të diskutohet përsëri kur parlamenti të mblidhet në dhjetor, kështu që tani për çiftet e martuara që mendojnë se paguajnë taksë më shumë do t’ju duhet të presin deri të gjendet një zgjidhje.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













