Futboll
Vedat Muriqi kërkohet në Itali
Shtatë gola në njëmbëdhjetë ndeshje në Superligën turke dhe emri i tij ka përfunduar në listat e shumë klubeve të njohura
Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi ka tërhequr vëmendjen e drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare.
Shtatë gola në njëmbëdhjetë ndeshje në Superligën turke dhe emri i tij ka përfunduar në listat e shumë klubeve të njohura.
Në fillim të sezonit, sulmuesi i Kosovës, po e shijon aventurën me Fenerbahcen, duke shënuar gola dhe duke dhënë shfaqje të mira.
Shumë klube kanë trokitur në derën e klubit turk muajt e fundit, përfshirë edhe Tottenham e Atletico Madrid. Ekipi turk nuk ka nevojë të fitojë para dhe vështirë se do të privohet nga sulmuesi i tij në janar.
Por Lazio do të donte ta digjte konkurrencën, duke ofruar 8 milionë euro, apo dyfishi i asaj që ishte paguar nga Fenerbahce. Klubi i tij në media kishte thënë se çmimi i lojtarit fillon nga 20 milionë euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












