E-Diaspora
Kapen 12 shqiptarë me punë dhe qëndrim “në të zezë”
Në momentin kur po afroheshin makinat e doganës, tre punëtorë shqiptarë kanë provuar të ikin, transmeton. Pas kontrollimit të bërë, u konstatua se ata nuk kishin leje qëndrimi dhe as leje pune në Gjermani
Gjatë një kontrollimi të kryer në një kantier të madh ndërtimi në Wolfsburg (Gjermani), autoritetet doganore që e kanë bërë kontrollimin kanë gjetur 12 punëtorë të huaj, të punësuar ilegalisht. Në vendpunishte ishin gjithsej 60 punëtorë, shkruan dpa.de.
Qysh në momentin kur po afroheshin makinat e doganës, tre punëtorë shqiptarë kanë provuar të ikin, transmeton. Pas kontrollimit të bërë, u konstatua se ata nuk kishin leje qëndrimi dhe as leje pune në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Po e njëjta gjë vlen edhe për nëntë punëtorët tjerë, të gjithë shqiptarë.
Por, tetë prej tyre fillimisht kanë treguar dokumente të rrejshme identiteti të vendeve të Evropës Lindore që janë anëtare të BE-së. Duke qenë se doganierët e kanë të njohur këtë lloj mashtrimi, i dërguan punëtorët në qendrën poilicore për ekzaminim më të saktë të dokumenteve dhe për marrje në pyetje.
Doganierët me këtë rast kanë konstatuar se disa nga punëtorët kanë qenë duke marrë padrejtësisht ndihma sociale ose kanë qenë të regjistruar në mënyrë fiktive si persona me veprimtari të pavarur, përcjell më tutje albinfo.ch. Te disa nga rreth 10 punëdhënësit e prekur nevojiten hetime tjera në kuptim të ligjit mbi pagën minimale. Enti kompetent e ka mbyllur një pjesë të kantierit.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












