Shqipëria
“Air Albania” shton edhe këto destinacione
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku deklaroi të martën në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se kompania ajrore “Air Albania” po operon kënaqshëm në treg dhe se sfida jonë e së ardhmes është vendosja e linjës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke iu përgjigjur sulmeve në media ndaj kësaj kompanie, ministrja Balluku tha se sulmet janë politike dhe lidhen me faktin se shteti ka 10% të aksioneve.
“Linja e re “Migjeni”, e cila operon në qytetet kryesore të Italisë është pritur shumë mirë nga pasagjerët si nga shqiptarët, edhe të huajt. Nga çdo pyetësor që kemi realizuar kemi marrë gjithmonë përgjigje të shkëlqyera për cilësinë e mjetit, shërbimeve, apo korrektësinë në orare”, tha Balluku, përcjell albinfo.ch.
Një aeroplan i tretë, vijoi Balluku, do të nisë operimin drejt Londrës, Athinës, Brukselit dhe në pranverë drejt Amsterdamit.
Në planet afatgjata mbetet avioni i cili do të fluturojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilit i është vënë emri “Fan Noli”.
Por sipas Ballukut, duhen plotësuar kushtet teknike sa i përket pistës apo elementë të tjerë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













