Futboll
Legjenda kuqezi: Djali im kurrë nuk do të luajë për Shqipërinë
“Mendoj që tani gjyshja e djalit, është irlandezja më e lumtur”, deklaroi Rudi Vata
Legjenda e futbollit shqiptar Rudi Vata ka ngjallur mjaft polemika në orët e fundit për shkak të përfshirjes së djalit të tij me Kombëtaren e Irlandës.
Rocco Vata pritet të debutojë me përfaqësuesen e moshave të vendit ishullor, pasi siç bën të ditur ish mbrojtësi shkodran, asnjëherë nuk ka patur interes nga drejtuesit e federatës shqiptare të Futbollit, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“E di që monitorohet edhe nga Skocia, por Federata Irlandeze ishte e para që u interesua. Askush nuk më kontaktoi për Rocco, nga FSHF. Mendoj që tani gjyshja e djalit, është irlandezja më e lumtur. Njerëzit në Shqipëri e dinë që është përfshirë në listën e Irlandës, dhe shumë prej tyre po më shajnë. Por nëse në Shqipëri do ishin mjaftueshmërisht profesionistë dhe do bënin detyrën, do na kishin kontaktuar”, shprehet Rudi Vata ish-futbollist i Shqipërisë.
Rudi Vata është aktivizuar në 59 ndeshje me përfaqësuesen kuqezi, por edhe pse dëshira e tij mbetet që djalin ta shohë me të njëjtën fanelë, nuk do të ndikojë në vendimin e tij.
“Në Shqipëri nuk treguan respekt dhe profesionalizëm e nëse vazhdojnë, mendoj se djali nuk do luajë kurrë. Nuk mund të diktoj vendimet e djalit, por di që ka potencialin të jetë futbollist special”, ka thënë Vata.
Talenti Rocco Vata është përfshirë në listën U-15 të Irlandës, por pavarësisht aktivizimit, ai sërish mund të zgjedhë Shqipërinë në të ardhmen.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













