Kosova
Vetëvendosja takohet me deputetë gjermanë
Kurti shprehu falënderimin për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga nënkryetarja Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe anëtarët e kryesisë, Arben Vitia dhe Fitore Pacolli, dje pritën në takim deputetët e Parlamentit gjerman Ervin Ruddle nga CDU dhe Maria Klein-Schmeink nga Partia e Gjelbër.
Fillimisht, siç njofton sot komunikata për media, Kurti shprehu falënderimin për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës si për lirinë e pavarësinë, ashtu edhe për zhvillimin dhe demokratizimin e vendit.
Tutje, ai i njoftoi përfaqësuesit gjermanë me prioritetet e qeverisë së re, shtetndërtimin demokratik me sundim të ligjit e luftim të korrupsionit, zhvillimin ekonomik për punësim, përcjellje me një kujdes për ata që kanë më së shumti nevojë dhe ndryshimet aq të nevojshme në arsim dhe shëndetësi, ku përmendi sistemin dual të arsimit dhe sigurimet shëndetësore.
Komunikata nga VV thotë se në këtë takim u diskutua për format e mundshme të bashkëpunimit mes dy shteteve tona në sfera konkrete, si ajo e shëndetësisë.
“Deputetët Ervin Ruddle dhe Maria Klein-Schmeink njoftuan për përvojat e shtetit gjerman në atë fushë, arritjet, problemet dhe sfidat e tyre aktuale, si dhe shprehën gatishmërinë për ndihmë të ndërsjellë për të plotësuar nevojat e të dyja vendeve”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Në fund të takimit, thotë VV, Ruddel premtoi se të gjitha çështjet e ngritura do të diskutohen në nivelin më të lartë institucional të shtetit gjerman.
“Të dyja palët u dakorduan për rëndësinë e këtyre takimeve bilaterale dhe vazhdimin e tyre në të ardhmen”, përfundon komunikata e Vetëvendosjes.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










