Bota
Ndryshimet drastike në fluturime
Udhëtimi me aeroplan duket do të ndryshojë: me identifikimin e fytyrës dhe inteligjencës artificiale, lëngjet në valixhe do të rikthehen
Teknologjia në shërbim të sigurisë në aeroportet e Italisë, sipas mediave italiane do të ndihmojë që kontrollet të përshpejtohen e biometria dhe inteligjenca artificiale do të bëjnë që fluturimet të jenë më të sigurta.
“Edhe në Itali do të mbërrijë identifikimi i fytyrës dhe pajisje të reja të sofistikuara për verifikimin e bagazheve të dorës. Lamtumirë, dokumente, ndërsa kthehen lëngjet dhe kompjuterët në valixhe”, shkruan TgCom24.
Situata do të eksperimentohet fillimisht në Fiumicino në fund të nëntorit, duke nisur nga terminali 1 me fluturimet që kanë për destinacion aeroportin e Schipholit në Amsterdam, transmeton TCH.
Raportet tregojnë se në Fiumicino do të vendosen pastaj ndërmjet shkurtit dhe marsit disa pajisje kontrolli për bagazhin e dorës, të cilat janë në gjendje të identifikojnë sasi shumë të vogla eksplozivi, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për 26 makineri të llojit Standard 3, që kushtojnë secila një milion euro.
Kjo do të bëjë të mundur lejimin e lëngjeve, madje edhe mbi 100 ml në një valixhe, smartphone-ve, kompjuterëve e tabletëve.
Në Evropë disa kompani po eksperimentojnë prej muajsh me këtë risi: në Helsinki, janë ata të Finnair që po testojnë njohjen e fytyrës, e hapa të ngjashëm janë hedhur edhe në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










