Bota
Aeroporti i Greenlandës, ‘viktimë’ e ndryshimeve klimatike
Aeroporti kryesor i Greenlandës ka vendosur të anulojë fluturimet civile brenda pesë vjetëve për shkak të ndryshimeve klimatike, pasi shkrirja e permafrostit është duke e shkatërruar pistën e aeroplanëve.
Aeroporti Kangerlussuaq, qendra kryesore e vendit, kishte 11,000 aeroplanë që zbarkonin ose niseshin vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Permafrost është shtresë e tokës, e cila është e ngrirë. Për punonjësit e aeroportit është bërë një luftë e vazhdueshme heqja e borës dhe akullit në pistë.
Si rezultat i këtyre, autoritetet e atjeshme do të fillojnë të ndërtojnë një strukturë të re nga e para.
“Ata po ndërtojnë një aeroport të ri në Nuuk dhe në veri, Danish Airforce do të marrin përsipër përgjegjësinë për këtë aeroport”, tha menaxheri i aeroportit, Peter Høgh.
Greenland është ishulli më i madh në botë, përafërsisht dhe rreth 80 për qind e sipërfaqes është e mbuluar me akull.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













