Shqipëria
80 mijë persona, të diagnostikuar me diabet në Shqipëri
Në mbarë botën diabeti po kthehet në një epidemi me 7 milionë të diagnostikuar çdo vit. Shqipëria nuk mund të mbetet pas.
Janë 80 mijë persona që jetojnë me këtë sëmundje dhe, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, vetëm vitin e kaluar u regjistruan 5 mijë raste të reja.
Diabeti nuk kursen as të vegjlit. Mjeku endokrinolog, Florian Toti, thotë se janë rreth 600 fëmijë të prekur, shkruan oranews, përcjell albinfo.ch.
Ka disa simptoma përmes të cilave diabeti mund të dallohet.
“Nëse prindërit vënë re te fëmijët urinim të shpeshtë gjatë natës, etje, apo nuk po shton në peshë të bëjnë një matje glicemie dhe e kuptojnë nëse ka diabet”, tha ai.
Por më i përhapur është tipi 2 që prek të rriturit. Mjekët thonë se mund të parandalohet nëse tregohet kujdes.
Një nga shqetësimet që ngrenë mjekët është mungesa e rimbursimit të fishave të matjes së glicemisë për pacientët mbi 25 vjeç.
Vitin e kaluar si pasojë e sëmundjeve endokrine, ku përfshihet edhe diabeti, humbën jetën 251 persona.
E-Diaspora
-
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA Nga Shqipëria në NASA, historia frymëzuese e inxhinierit Armian Hanelli... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















