Futboll
Liverpooli refuzon hotelin me pesë yje. Arsyeja do të ju habisë
Liverpooli ka refuzuar akomodimin në një hotel luksoz në Doha, Katar, pasi zbuloi një seri çështjesh të të drejtave të njeriut që njollosin imazhin e ndërtesës me pesë yje. “The Reds” do të udhëtojnë drejt Lindjes së Mesme në muajin dhjetor për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve me statusin e kampionëve në fuqi të Europës.
Klubit të njohur anglez iu ofrua “Marsa Malaz Kempinski”, një hotel me pesë yje në ishullin artificial të Pearl-Katar, por e ka hedhur poshtë propozimin për shkak të së kaluarës së tij të errët. Në tetor 2018, një hetim nga “The Guardian” zbuloi se punëtorët emigrantë të punësuar nga hoteli “Marsa Malaz Kempinski” kishin paga qesharake, poshtë minimumit jetik, çka përbën shkelje të ligjeve të punës. Rojet e sigurisë po punonin me turne 12-orëshe dhe në temperatura përvëluese prej 45 gradë celsius për më pak se 8 paundë në ditë.
Mësohet se drejtuesit e Liverpooli kanë informuar FIFA-n dhe autoritetet e Katarit për vendimin e tyre, pasi kanë vendosur të akomodohen në një hotel tjetër, emri i të cilit nuk shkakton shqetësime të tilla. Kjo lëvizje e Liverpoolit për të gjetur akomodim alternativ, pritet të pasohet nga të tjera reagime në lidhje me abuzimin ndaj punëtorëve emigrantë, përcjellë albinfo.ch
Sektori i turizmit dhe jo vetëm ka dalë jashtë kontrollit të autoriteteve në Katar, me shumë hotele që drejtohen nga korporatat globale, siç është edhe Kempinski.
Vendi aziatik është ende në mes të përgatitjeve për të pritur Kupën e Botës 2022. Gjatë viteve të fundit janë shtuar akuzat për shfrytëzimin deri në skllavëri të punëtorëve për ndërtimin e stadiumeve për këtë turne madhor.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim















