Lajme
Pse njerëzit që shkojnë në Norvegji, nuk kthehen më?
Emri Norvegji do të thotë "rruga drejt veriut". Zyrtarisht njihet si Mbretëria e Norvegjisë
Norvegjia është një prej vendeve më të pasur dhe gjithashtu më paqësor në botë. Është vendi i gjashtë më i madh në Evropë, por për nga popullsia renditet i 28-ti. Vendi e fitoi pavarësinë nga Suedia në vitin 1905.
Norvegjia ka një popullsi prej 5.3 milionë banorësh, jetëgjatësia mesatare është 81.5 vjet dhe, sipas Enciklopedisë Britanike, norvegjezët lexojnë më shumë se cilido popull tjetër i botës. Arsimimi në këtë vend është tërësisht falas, përcjell Telegrafi.
Në këtë vend ndodhen 450 mijë liqene të mrekullueshme, në fakt vetëm 200 prej tyre janë pesë mijë metra katrorë e më shumë për nga madhësia.
Norvegjia përshkruhet shpesh si “Toka e Diellit të Mesnatës”, për shkak se gjatë muajve të verës, nga fundi i majit deri në fund të korrikut, dielli nuk perëndon pothuaj asnjëherë në zonat e vendit që ndodhen në Rrethin e Arktikut, ndërkohë që zona të tjera kanë 20 orë ditë. Megjithatë, në dimër është e kundërta.
Në total, afro një milionë norvegjezë u larguan nga Norvegjia për në Amerikë rreth vitit 1900, kur vendi kishte afro dy milionë banorë. Ka po aq pasardhës norvegjezësh që jetojnë në Amerikë, sa edhe norvegjezë që jetojnë në Norvegji, sidomos në shtetet e Dakotës Veriore, Minesotës dhe Uiskonsinit.
Qindra dialekte të ndryshëm në Norvegji janë kaq të ndryshëm nga norvegjishtja e shkruar, saqë edhe vendasit e kanë të vështirë të kuptojnë njerëzit nga pjesë të tjera të vendit, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











