Futboll
Ja si reaguan tifozët e Arsenalit pas veprimit të Xhakës
Duket se tifozët e Arsenalit nuk e kanë pritur aspak mirë gjestin e Granit Xhakës në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Crystal Palace.
Unai Emery pasi vendosi ta zëvendësojë në minutën e 61-të dhe kjo nuk i pëlqeu shqiptarit, që hodhi shiritin e kapitenit dhe në ndërkohë tifozët veçse ishin duke e vërshëllyer me të madhe gjatë ndeshjes.
Tifozët filluan brohoritjet kur u dëgjua emri i Xhakës për zëvendësim dhe pastaj nisën ta fishkëllenin atë teksa largohej. As 27-vjeçari nuk qëndroi i heshtur, por i shau tifozët, hoqi me shpejtësi fanellën dhe u largua.
Po ashtu, Emery e ka kritikuar për këtë veprim duke thënë se mesfushori kishte bërë gabim të madh me reagimin e tij.
Nga ana tjetër, në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet e tifozëve të Arsenalit, të cilët kërkojnë që Xhakës t’i merret shiriti i kapitenit. Në komentet e shumta, ata thonë që presin që klubi të veprojë brenda 24 orëve të ardhshme për ndëshkimin e lojtarit.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












