Bota
Drama e Brexit-it dhe droja e migrantëve polakë
Në valën e zgjerimit të BE-së më 2004 shumë polakë emigruan si forca pune në Britaninë e Madhe. Disa qindra mijëra polakë jetojnë ende sot në Britaninë e Madhe.
Damian Vavrzyniak është shef i sukseshëm kuzhine në Peterborough në Anglinë lindore. Damiani ka ardhur në vitin 2005 në Angli, si shumë polakë të tjerë që u larguan me zgjerimin e BE-së në lindje më 2004. Specialiteti i ofruar prej tij kuzhina tradicionale polake ia ka vlejtur. Lokali dhe menyja që ofron është pasqyrë e identitetit të tij. „Për mua Britania e Madhe është atdheu im sot. Dhe unë gatuaj gjellët nga atdheu im i mëparshëm këtu. Mundohem të krijoj gjellë të reja për rajonin e këtushëm dhe për klientët e mi.” thotë ai. Shumë klientë të tij polakë preferojnë të rigjejnë në atdheun e dytë shijen e të parëve të tyre në restorantin e Damianit. Ai ka punuar shumë. Ka gatuar madje edhe për familjen mbretërore.
Rajoni në Anglinë lindore ka shumë fabrika. Po ashtu fushat punohen prej punëtorëve nga Europa Lindore, që dikur u pritën pritën këtu me krahë hapur. Dhjetëra mijëra polakë kanë ngritur këtu shtëpitë e tyre të dyta. Por, që me referendumin për Brexitin shumë polakë nuk e ndiejnë më veten të mirëseardhur. Ata nuk e dinë çfarë të bëjnë. Të qëndrojnë? Kujt i lejohet qëndrimi? Shumë vetë janë të pasigurt.
Ambasada polake u ka bërë thirrje bashkëatdhetarëve që ta mendojnë seriozisht opcionin e kthimit në atdhe. Por polakët në Angli përballen edhe me një tjetër problemm nëse duan të kthehen apo të qendrojnë atyre u nevojitet dokumentacioni përkatës për t’u regjistruar konform ndryshimeve që priten. Magdalena Zielinska, nga shoqata e migrantëve polakë në Britaninë e Madhe vëren, se „Problemi është se shumë vetë nuk i kanë marrë dokumentat, sepse nuk e kanë menduar se do t‘u duheshin ndonjëherë. Shumë vetë kanë frikë tani, nëse do ta marrin apo jo lejen e qëndrimit dhe nëse i plotësojnë kushtet për ta marrë atë.
Kuzhinierit Damian iu refuzua një herë kërkesa për lejen e qendrimit, megjithëse ai jeton këtu prej 15 vitesh dhe ka paguar rregullisht taksat. Ai bëri zhurmë të madhe duke protestuar. Dhe në fund e mori lejen e përhershme të qëndrimit. Me sa duket ishte bërë një gabim teknik. Tani ai me konsultimet e nisura në restorantin e tij pas shërbimit të menyvet, ai kërkon që të ndihmojë polakët të mos largohen nga ishulli. Numri i polakëve në Angli ka rënë nga 1 milionë në 900 mijë vetëm vitin e kaluar. Damiani thotë, se “që prej dy vitesh është bërë shumë e vështirë për të gjetur krah pune. Kjo me siguri për shkak të pasigurisë së krijuar nga Brexiti. Shumë nga shokët e mi janë kthyer në Poloni, megjithëse ata ishin integruar shumë mirë këtu”, thotë ai.
Edhe Vieslava, e cila jeton jeton prej 8 vitesh në Britaninë e Madhe ka kërkuar ndihmë nga shërbimi në restorantin e Damianit duke sjellë të gjitha dokumentat e saj, që duhet të vërtetojnë se ka jetuar pa pushim në Angli pesë vitet e fundit. Një punonjëse sociale polake ndihmon polakët për të aplikuar në internet për lejen e përhershme të qëndrimit. „Unë nuk dua që ne të kthehemi mbrapsht në Poloni, sidomos për djalin tim 13 vjeçar. Ai nuk flet polonisht. Unë nuk shoh të ardhme për të në Poloni”, thotë Vieslava.
Brexiti ka turbulluar jo vetëm politikën e Londrës e Brukselit, por edhe planet e qytetarëve të thjeshtë të BE-së, që jetojnë në ishull nga njëra anë dhe britanikët, që jetojnë në vendet e tjera të BE-së në kontinent nga ana tjetër.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













