Maqedonia
Sa do të jetë paga minimale në Maqedoninë Veriore
Kjo do të thotë që paga minimale do të rritet për dy mijë denarë apo 34 euro
Paga minimale në Maqedoninë Veriore nga dhjetori do të jetë 14 500 denarë, apo rreth 240 euro.
Kjo shumë u përcaktua nga Qeveria maqedonase, punëdhënësit dhe sindikatat.
Kjo do të thotë që paga minimale do të rritet për dy mijë denarë, apo 34 euro.
Sindikatat dhe Odat ekonomike shohin pozitivisht ndaj këtij vendimi dhe besojnë se punëtorët meritojnë një standard jetese më të mire, raporton Alsat.
Por Organizata e Punëdhënësve thotë se jo çdo kompani do të jetë në gjendje të paguajë pagën minimale 14 500 denarë. Ata presin mbylljen e disa kompanive më të vogla, konkretisht në industrinë e tekstilit, përcjell albinfo.ch.
Por, sa kompani do të kenë problem për t’i paguar punonjësit, zv/ kryeministri Angjushev nuk dinte saktë të tregojë, sepse tha se nuk kanë bërë analizë të tillë dhe se nuk i din matematikat e kompanive, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht paga minimale është 12.500 denarë, ndërsa kjo garniturë qeveritare dy vjet më parë pagën minimale e rriti për 3.500 denarë.
Premtimi parazgjedhor i LSDM-së është se deri në fund të mandatit, paga minimale do të arrijë në 16.000 denarë. Qëndrimi i opozitës është se rritja e pagave minimale është koketim parazgjedhor.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












