Lajme
GERMIN, ankesë tek Avokati i Popullit për trajtimin votave nga diaspora
Për shkak të mospranimit të 4,639 pakove me fletëvotime nga diaspora prej anës së Komisionit Qendror Zgjedhor, organizata GERMIN sot ka përcjellë një ankesë tek Insitutcioni i Avokatit të Popullit
Përmes shkresës zyrtare, GERMIN përveç kërkesës për një opinion, i ka bërë po ashtu thirrje këtij institucioni të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për trajtimin dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje.
GERMIN konsideron që mospranueshmëria e 4,639 pakove me fletëvotime që janë pranuar në adresë të KQZ-së përmes postës për verifikim pas datës 5 tetor 2019 (por të dërguara nga vendet rezidente të votuesve brenda afatit të caktuar 19 shtator – 05 tetor), përbën cenim të të drejtave zgjedhore për qytetarët jashtë vendit, përcjell albinfo.ch.
Në këtë formë, GERMIN pretendon që kufizimi i afatit kohor për pranimin e votave jashtë Kosovës përmes nenit 96 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullës Zgjedhore të KQZ-së nr. 03/2013, është në kundërshtim me nenin 45, lexuar bashkë me nenin 55 të Kushtetutës, pasi që nuk përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.
Neni 55, par. 2 i Kushtetutës përcakton se: “Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi”.
Nëse qëllimi i vendosjes së afatit prej 24 orëve para ditës së zgjedhjeve për pranimin e votave jashtë Kosovës është që të mos shkaktohen vonesa në procedimin dhe numërimin e votave, atëherë ky qëllim, ndonëse është legjitim, nuk e justifikon refuzimin për të numëruar 4,639 pakot në fjalë. Kjo për arsye se numërimi i votave të ardhura me postë nuk ka filluar deri më datë 15.10.2019, pra më shumë se 5 ditë pas ardhjes së pakove të fundit nga totali prej 4,639 pakove në adresë të KQZ-së.
Sipas GERMIN, kjo do të thotë se numërimi i këtyre 4,639 pakove, bashkë me votat e tjera të ardhura me postë, nuk do të kishte vonuar nisjen e procesit të numërimit të këtyre të fundit. Me fjalë të tjera, vendosja e kufizimit të rreptë prej 24 orësh para ditës së zgjedhjeve, nuk ishte “e domosdoshme që të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi”, përcjell albinfo.ch.
Rrjedhimisht, në bazë të nenit 55, par. 2 të Kushtetutës, masa apo kufizimi i vendosur nuk është në proporcion me qëllimin. Kufizimi ligjor, në mënyrë që të jetë i lejueshëm duhet të ketë qëllim legjitim dhe duhet të jetë masë proporcionale për të arritur atë qëllim.
Prandaj, mospranimi i këtyre votave të qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit, por të cilat kanë arritur pas afatit të vendosur nga KQZ, përbën cenim të të drejtave zgjedhore të garantuara me nenin 45 të Kushtetutës.
Ky veprim shkel po ashtu edhe parimin e barazisë së votës sipas të cilit, e drejta e votës nuk nënkupton vetëm të drejtën për të votuar por edhe të drejtën e efektit të barabartë të votës me votat e qytetarëve të tjerë të Republikës. Gjithashtu, për këtë çështje GERMIN para dy ditësh ka nisur një peticion drejtuar KQZ-së, i cili deri më tani është nënshkruar nga afro 2,000 qytetarë, përcjell albinfo.ch.
Ankesën e plotë mund ta lexoni në linkun:
https://germin.org/wp-content/uploads/2019/10/Ankesa_GERMIN.pdf?fbclid=IwAR1hoAtNQ4b6qwcUJrQb2p6nCyqGSDAFb3gi39WlOLWM2VKqB0SSBWGoGW8
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën












