Futboll
Challandes: “Ne po mendojmë… vetëm si ta mposhtim Malin e Zi”
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes së “Dardanëve” me Malin e Zi
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes që “Dardanët” e zhvillojnë të hënën me Malin e Zi.
“Tani për tani nuk po mendoj për Nations League, nuk është koha, edhe në kualifikime mund të arrijmë suksese. Kemi një ndeshje nesër, kundër Malit të Zi. Për mua s’ka ndryshuar asgjë përkundër fitores së Çekisë, ok është më vështirë, por nuk mendoj për ndeshjet e radhës. Ndoshta nëse Anglia do të kishte fituar në Çeki edhe barazimi do të na kishte hyrë në punë, por sido që të jetë ne shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe duhet të fitojmë atë të radhës, kundër Malit të Zi. Në fund të kualifikimit nëse nuk është siç kemi menduar, atëherë kemi opsionin tjetër”, tha Bernard Challandes.
“Nëse duam të vazhdojmë të ëndërrojmë, duhet të fitojmë ndeshjen e radhës kundër Malit të Zi, duhet të fitojmë, më pas flasim”.
“Ne duhet të jemi të fokusuar dhe të luajmë futbollin tonë, të tregojmë kualitetet që kemi. Për mua më rëndësi është që t’i marrim ndeshjet një nga një. Presioni nganjëherë është i mirë, nganjëherë jo i mirë, mua më pëlqen. Luajmë në Prishtinë ku s’kemi pasur asnjë humbje. Duhet të japim maksimumin dhe të tregojmë gjithçka në fushë“.
“Këtu ka eufori është një ndjenjë e mirë e përgjithshme, kemi ekip të mirë që mundohen të japin më të mirën nga vetja“.
Gjithmonë them: “Kurrë mos harroni se si kemi pasur sukses deri më tani”.
I pyetur se a mund të luajë Florent Hadërgjonaj në mesfushë, ashtu si pjesën e dytë kundër Anglisë, Challandes u përgjigj: “Po, mund të luajë në dy pozicione”.
“Kemi skuadër të mirë, me 23 deri 25 futbollistë, dikush luan më pak e dikush më shumë si zëvendësues. Shpresoj që gjithmonë kam bërë vendimet e duhura, dikujt i bie të luaj më shumë, dikush si zëvendësues. Lojtarët duhet të jenë gati që të luajnë sa herë ekipi që ka nevojë dhe t’i jepet rasti. Kemi parë lojën me Gjibraltarin, por për të vendosur kush duhet të luajë, duhet të shikohen shumë gjëra, kush me kë mund të luajë, kush është më i gatshëm e shumë tjera”, tha Challandes.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













