Futboll
Beqiraj: Do ta jap maksimumin kundër Kosovës
Sulmuesi i Malit të Zi me prejardhje nga Peja, Fatos Beqiraj, shpreson se do të mundë t’i ndihmojë kombëtares malazeze ta arrijë fitoren e parë në Grupin A kualifikues për Euro 2020 pikërisht kundër atdheut të tij.
Kombëtarja malazeze u mposht nga Anglia 5:1, dy herë nga Republika e Çekisë me rezultat të njëjtë 3:0 dhe barazoi me Kosovën dhe me Bullgarinë në Podgoricë dhe tani do t’i ketë vetëm edhe dy raste për ta kërkuar fitoren: ndaj dardanëve dhe anglezëve.
“Shpresoj se do të ndryshojë nga ndeshja me Kosovën”, ka thënë Beqiraj për mediat malazeze.
Ai thotë se për të, ndeshja me Kosovën do të jetë si çdo ndeshje tjetër. I lindur dhe i rritur në Pejë, Beqiraj thotë se prejardhja e tij nuk do të ndikojë në fushë e as në synimet e tij për të fituar me Malin e Zi, përcjell Albinfo.ch.
“Këtë ndeshje e shoh vetëm nga ana sportive. Nëse më jepet rasti, do ta jap maksimumin si gjithmonë. Unë vetëm po mendoj sesi do të luajmë”, theksoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













