Futboll
Mbrojtësi i kombëtarës shqiptare në formacionin e javës në Serie A
Në javën e shkuar ka qenë Amir Rrahmani në mesin e më të mirëve
Goli i tij i parë në Serie A, por edhe paraqitja fantastike që zhvilloi në ndeshjen ndaj Sampdorias kanë bërë që Marash Kumbulla të përfshihet në formacionin më të mirë të javës.
Kjo ka ndodhur në faqen e specializuar Whoscored.com, që njihet për statistika dhe përcjellje të ndeshjeve nga afër.
Mbrojtësi i Veronës i cili pret të debutojë edhe me kombëtaren shqiptare në një prej sfidave ndaj Turqisë ose Moldavisë, ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren 2-0 të Veronas ndaj Sampit. Nga Whoscored është vlerësuar me notën 7,7 dhe është rreshtuar në qendër të mbrojtjes raporton Telegrafi. Sulmi ndërkohë në 11-shen më të mirë të javës përbëhet nga Cristiano Ronaldo dhe Ciro Immobile.
Në javën e shkuar ka qenë Amir Rrahmani në mesin e më të mirëve percjell Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











