Futboll
Xhaka: Jam krenar që jam kapiten i Arsenalit
Granit Xhaka është shprehur krenar që është kapiten i Arsenalit, tashmë edhe zyrtarisht
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ditë më parë u emërua zyrtarisht kapiten i Arsenalit.
Një e arritur për futbollistin shqiptar, që pavarësisht kritikave, do të jetë lider për skuadrën londineze.
“Trajneri na kërkoi neve t’i shkruajmë pesë emra, kë dëshironim ta kishim kapiten. Gjithçka ishte e fshehtë, kështu që nuk kishte emra. Thjesht i shkruam nga pesë kapitenë”, ka treguar Xhaka se si u zgjodh kapiten i Arsenalit, përcjell albinfo.ch.
“Në fund, mendoj se skuadra, lojtarët dhe natyrisht trajneri, vendosën se kush do të jetë kapiteni i parë nga ata pesë”, shtoi tutje ylli shqiptar, i cili gjithashtu është kapiten edhe te Zvicra.
“Jam shumë krenar. Kjo më ka bërë shumë të lumtur sepse, kur erdha këtu, kisha shumë përvojë me ekipin kombëtar të Zvicrës dhe unë isha edhe kapiten në Gjermani gjithashtu”, ka thënë Xhaka për revistën “Arsenal Player”. Xhaka ishte kapiten edhe te Borussia Moenchengladbach, nga ku u transferua në Arsenal.
“Kur unë erdha këtu, kishte lojtarë të mrekullueshëm, personalitete të mira dhe ishte një hap i madh për mua të jem kapiten edhe këtu. Tani, unë jam kapiteni zyrtar dhe ndihem shumë krenar që jam kapiteni i kësaj skuadre të mrekullueshme.
Ky është roli i një kapiteni, të jesh i fuqishëm dhe të jesh përpara skuadrës. Unë mendoj se jam person i tillë, i cili mund të qëndrojë përpara skuadrat gjatë kohëve të mira, por edhe gjatë kohëve të vështira”, shtoi ndër të tjera Xhaka.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim















