Gruaja
Flaka Haliti udhëheq Pavijonin Kosovar në Bienalen e Venedikut
Artistja shqiptare nga Kosova ka përzgjedhur drejtorin e galerisë së njohur “Kunsthalle” të Vjenës, Nicolaus Schafhausen për kurator të pavijonit të Kosovës në Venedik
Ministria e Kulturës e Kosovës i ka besuar artistes Flaka Haliti drejtimin e Pavijonit Kosovar në Bienalen e 56 të Venedikut, ngjarjen më të madhe në fushën e arteve pamore në botë. Flaka Haliti krijon dhe ekspozon artin e saj në trekëndëshin Vjenë-Prishtinë-Munih. Ajo është e njohur sidomos në qarqet artistike të Vjenës dhe për këtë arsye mediet e atjeshme e kanë shënuar këtë nominim të Flakës. Por, një shtytje plotësuese kësaj i ka dhenë edhe fakti se artistja shqiptare nga Kosova ka përzgjedhur drejtorin e galerisë së njohur “Kunsthalle” të Vjenës, Nicolaus Schafhausen për kurator të pavijonit të Kosovës në Venedik.
“Një procedurë e pazakonshme: Kësaj here nuk është ai që zgjedh artistët, si kurator që është, por atë e ka lutur që t`i qëndrojë pranë artistja Flaka Haliti”, shkruan gazeta Vorarlbereger Nachrichten dhe portale të ndryshme austriake e gjermane. Schafhausen është i njohur edhe për faktin se ka qenë kurator i pavijonit gjerman në Bienealen e 52-të dhe 53-të të Venedikut.
Flaka Haliti, e lindur në vitin 1982 në Prishtinë ka ekspozuar së fundi në galerinë Mumok të Vjenës ndërsa po në Vjenë ajo është duke ndjekur studimet e doktoratës në arte. Ajo është e njohur me punimet e saj ku analizon shoqërinë dhe mediet. Ndërsa përvojat e saj si artiste që frekuenton në mes të kulturave të vendeve të ndryshme kanë qenë edhe motivet për t`ia besuar udhëheqjen e pavijonit kosovar në Venedik.
Schafhausen thotë se e njeh Flakëm nga koha kur ajo ka ndjekur studimet në Städelschule në Frankfurt. “Qasja e saj intelektuale dhe njëkohësisht poetike me prirje për një identitet artistik dhe personal më kanë bërë shumë përshtypje
Para saj Kosova ka marrë pjesë (për herë të parë si shtet) në Bienalen e Venedikut të vitit 2013, ku pavijonin e saj e ka udhëhequr artisti me qëndrim në Gjermani Petrit Halilaj.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













