Bota
Deti Mesdhe mbetet rruga më vdekjeprurëse e njohur për emigrantët
Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin thotë se këtë vit do të ketë mbi 1000 vdekje të emigrantëve në Detin Mesdhe që ndan Afrikën nga Evropa
Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin thotë se këtë vit do të ketë mbi 1000 vdekje të emigrantëve në Detin Mesdhe që ndan Afrikën nga Evropa.
Shifrat tregojnë se kalimi përmes Detit Mesdhe mbetet rruga më vdekjeprurëse e njohur për emigrantët në të gjithë botën. Shifrat e Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin tregojnë se 994 burra, gra dhe fëmijë që bënë këtë udhëtim të rrezikshëm humbën jetën këtë vit. Duke marrë parasysh që kanë mbetur edhe tre muaj të tjerë deri në fund të vitit 2019, IOM thotë se numri përfundimtar i viktimave në vitin 2019 do të tejalojë një mijëshin.
Zëdhënësi i IOM-it, Joel Millman thotë se ky është viti i gjashtë me radhë që vdekjet në Mesdhe kanë arritur në mbi 1,000. Të paktën 15 mijë njërëz kanë humbur jetën në gjashtë vitet e fundit.
“Këto të dhëna, aq tragjike sa janë, përfaqësojnë numrin më të ulët të regjistruar të vdekjeve në këtë periudhë të vitit që nga viti 2014. Sidoqoftë, kjo rënie është e lidhur kryesisht me zvogëlimin e numrit të personave që bëjnë përpjekje për të bërë këtë rrugë, sesa me përmirësimin e sigurisë së kësaj rruge … që tregon se alternativa të sigurta janë urgjentisht të nevojshme për emigrantët ekonomikë”, thotë zoti Millman.
Agjencia e OKB-së për emigracionin i lidhë shumë nga vdekjet me rritjen e ndjenjave anti-emigrante dhe ashpërsimit të qëndrimeve ndaj njerëzve që ikin nga dhuna dhe varfëria shkruan Gazeta Express, percjell Albinfo.ch.
Shifrat në raportin e IOM-it për emigrantët e zhdukur tregojnë se edhe në pjesë të tjera të botës rrugët po bëhen gjithnjë e më vdekjeprurëse për emigrantët. Organizata ka regjistruar afro 600 vdekje përgjatë korridoreve të migrimit në kontinentet e Amerikave. IOM thotë se pret që shumë më tepër emigrantë të Amerikës Qendrore që shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara ka të ngjarë të humbasin jetën e tyre para fundit të vitit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











