CH-Ballkani
Kroaci: “Korrupsioni për të gjithë, jo vetëm për ata”
Sllogani sarkastik i Juricanit synon të tërheqë vëmendjen te korrupsioni galopant në vend

Rreth një duzinë politikanësh njoftuan se do të garojnë në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, dhe pjesëmarrja e këngëtarit Miroslav Skoro nuk është befasia e vetme. Javën e kaluar, një farë Milan Bandiq njoftoi gjithashtu kandidaturën e tij.
Vetëm se nuk bëhet fjalë për Milan Bandiq, kryebashkiakun e Zagrebit prej më shumë se dy dekadash”, raporton Birn, një njeri që shihet gjerësisht si një nga politikanët më të korruptuar në Kroaci dhe i njohur mirë për gjyqe të shumta në raste të lidhura me korrupsionin, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Bashkisë dhe bashkëpunëtorët e tij janë aktualisht duke u gjykuar në një çështje korrupsioni dhe përvetësimi të njohur si “Agram“.
Ai pretendon se nuk është fajtor. Por nga procesi gjyqesor publiku tashmë ka dëgjuar kaseta sekrete që tregojnë se Kryetari i Bashkisë dhe ekipi i vet kanë punësuar të afërm dhe njerëz pa kualifikimet e duhura në administratën e qytetit.
Milani tjetër është regjisori Dario Jurican, i cili zgjodhi ta ndryshojë emrin kur u regjistrua në zgjedhje. Motoja e fushatës së tij është: “Korrupsioni për të gjithë, jo vetëm për ata”.
Sllogani sarkastik i Juricanit synon të tërheqë vëmendjen tek korrupsioni galopant në vend. Regjizori nuk e ka shpjeguar publikisht përse zgjodhi emrin e Bandiq, por filmi i vet i fundit, “Kumek“ (Kumbari), kryebashkiakun e tregon sesi ai e arrin gjithmonë atë që do, duke përfshire këtu dhe shmangien e dënimit për aksidentet rrugore që shkakton.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në ShBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor