Kosova
Cilat parti janë dënuar me gjoba gjatë fushatës?
Subjektet politike që po garojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit i kanë intensifikuar aktivitetet e tyre zgjedhore, por edhe i kanë shtuar gjobat për shkak të paraqitjes së shumë ankesave për shkelje të kodit të mirësjelljes
Drejtues të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) thonë se ankesat janë paraqitur nga subjektet politike dhe organizatat joqeveritare që monitorojnë fushatën zgjedhore.
Që nga fillimi i fushatës zgjedhore më 25 shtator, PZAP ka shqiptuar mbi 58 mijë euro gjoba për disa nga partitë politike, tha për Radion Evropa e Lirë, Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në këtë panel.
Lista Serbe prin për kah shuma e dënimit që ka marrë deri më tani nga Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa.
“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është dënuar më 14.100 euro, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 6.100 euro, Lista Serbe me 30 mijë euro, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Partia Socialdemokrate me 6 mijë euro dhe koalicioni Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë me 2.500 euro”, tha Desku.
Ky Panel ka bërë të ditur se shumica e ndëshkimeve po ndodhin për shkak të vendosjes së posterëve në hapësira publike, por edhe shkelje të tjera.
“Arsyet janë vendosja e posterëve në hapësira publike, përdorimi i fëmijëve në fushatë, presioni ndaj votuesve për të votuar subjektin e caktuar politik. Pastaj shfrytëzimi i pozitës publike më qëllim të përfitimit të votave, përdorimi i gjuhës se urrejtjes, vendosja e tavolinave me postera në rrugë publike, vendosja e tendës me materiale propaganduese në rrugë publike, shpërndarja e videove nëpër rrjete sociale etj.”, tha Desku.
Edhe organizatat joqeveritare që po monitorojnë fushatën dhe procesin zgjedhor në përgjithësi, vlerësojnë se në fushatë janë paraqitur parregullsi të shumta.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo që monitoron aktivitet e fushatës, tha për Radion Evropa e Lirë se për pesë ditë të fushatës kanë monitoruar rreth 420 aktivitete zgjedhore të partive politike. Në këto aktivitete, sipas saj, janë evidentuar 33 shkelje të kodit të mirësjelljes. Një ndër shkeljet më të shpeshta është gjuha nxitëse e partive ndaj partive të tjera.
“Një ndër shkeljet që është parë gjatë këtyre 5 ditëve të fushatës është që partitë politike përdorin gjuhë nxitëse kundër subjekteve të tjera politike, të cilat mund të shkojnë edhe tek një gjuhë e urrejtjes. Në përgjithësi kanë qenë mesazhe drejt epitetit të tipit, si ‘njëri i lig’, ‘hajn’ apo edhe fjalët si ‘duhet futur në burg”’.
Po ashtu, shkelje përbën edhe vendosja e posterëve në vende joadekuate. Pastaj kemi pasur edhe një rast të Listës Serbe, ku video-mesazhi është evidentuar që është jo në përputhje me rregullat e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha Krasniqi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës Ambasada e Kosovës në Stokholm, në bashkëpunim me Institutin Francez dhe Ambasadën e Zvicrës në Suedi,... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik















