E-Diaspora
Shaqiri dhe Gjergjaj në top 100 talentet e Zvicrës veriore
Sportistët shqiptaro - zviceranë Xherdan Shaqiri dhe Arnold Gjergjaj janë zgjedhur ndër 100 talentet më të njohura në Zvicrën veriore
Kompania mediale zvicerane “AZ Media” ka përzgjedhur 100 personalitetet me të njohura publike nën moshën 30 vjeçare të Zvicrës veriore. Të mërkurën në mbrëmje, në një manifestim gala dhe me shumë personalitete të ftuara u bënë të ditur edhe emrat e 100 talenteve.
Lista e përzgjedhur përbëhet nga persona të fushave të ndryshme politike, shoqërore, ekonomike, shkencore, kulturore dhe sportive. Në mesin e këtyre personave gjenden edhe shqiptarët, futbollisti Xherdan Shaqiri dhe boksieri Arnold Gjergjaj. Këta persona janë zgjedhur nga një juri profesioniste duke llogaritur sukseset dhe angazhimin e tyre shoqëror.
“Pas disa viteve ne dëshirojmë të shohim se çfarë është bërë me ju” ka thënë si në shaka kryeredaktori Kristian Dorer para publikut, raporton “albinfo.ch”.
Xherdan Shaqiri është përzgjedhur për shkak të suksesit të tij me përfaqësuesen zvicerane në Kampionatin Botëror të futbollit dhe performancës së tij të vazhdueshme duke u treguar lider i ekipit zviceran.
Ndërkohë Arnold Gjergjaj përpos angazhimit të tij shoqëror, sukses të dalluar ka treguar edhe në boksin profesionist duke fituar titullin e kampionit evropian në boksin profesionist të peshës së rëndë në kategorinë “EBU – EE” dhe njëherësh duke u shpallur si boksieri më i mire në Zvicër. Këtë titull që e ka fituar Gjergjaj, Zvicra e ka pritur plot 100 vjet.
Shaqiri ashtu si dhe Gjergjaj, vjen nga regjioni i Zvicrës Veriore, ku përfshihen kantonet Basel, Baselland dhe Aargau.
Të dy sportistët shqiptarë më anë të postimeve të tyre në rrjetet sociale kanë uruar 102 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditën e Flamurit Kombëtar!
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih Akademikja shqiptare nis angazhimin me dy grupe studentësh në fushën e programimit në një nga universitetet... -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













