Futboll
Vodhi orën e bashkëlojtarit në vlerë prej 70 mijë eurosh
Sipas “L’Équipe”, klubi francez mund të vendosë ta përjashtojë nga ekipi
Zbulohet hajduti që i vodhi orën me vlerë 70 mijë euro futbollistit të Nices, Dolberg, i cili iu bashkua klubit francez për 20.5 milionë euro, që shkuan në arkat e Ajaxit të Amsterdamit.
Autori i vjedhjes së orës në dhomat e zhveshjes, që shkaktoi zemërimin e 21-vjeçarit, është një futbollist premtues i Nices, 18-vjeçari Lamine Diaby-Fadiga.
Dolberg, pasi vuri re mungesën e orës, nuk pranoi të stërvitej të nesërmen, madje kërcënoi se nuk do të luante kundër Dijonit.
Dolberg paraqiti një ankesë në polici dhe hajduti, siç njofton “L’Équipe”, do të marrë ndëshkimin e duhur për këtë veprim të shëmtuar, përcjell albinfo.ch.
Lëndimi që pësoi në këmbën e majtë në muajin prill ka bërë që Diaby-Fadiga të mos ketë asnjë minutë në këmbë në këtë sezon. Tashmë që është identifikuar se hajduti që vodhi orën e Dolberg e ardhmja e tij te Nice është kompromituar.
Për sulmuesin premtues ka nisur procedimi disiplinor, ndaj është thirrur të japë shpjegimet përkatëse. Sipas “L’Équipe”, klubi francez mund të vendosë ta përjashtojë nga ekipi.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













