Shqipëria
Arkitektura shqiptare e 100 vjetëve të fundit, në një ekspozitë në Vjenë
Ekspozita përmbledh një përzgjedhje me shumë vlerë të artefakteve të rralla arkitektonike të njëqind viteve të shkuara nga e gjithë Shqipëria

Galeria vjeneze “Architektur im Ringturm” prezanton Shqipërinë, këtë “terra incognita” të Evropës. Në “vendin e panjohur zë shqiptarëve”, arkitektura përbën një disiplinë relativisht të re kulturore, shkruan ots.at. Që nga rënia e regjimit komunist, zhvillimi arkitektonik në Shqipëri është karakterizuar i tëri nga tranzicioni, me të gjitha trajtat e paraqitjes së tij.
Ekspozita e pritshme, që duhet të shihet patjetër, përmbledh një përzgjedhje me shumë vlerë të artefakteve të rralla arkitektonike të njëqind viteve të shkuara nga e gjithë Shqipëria, thuhet në njoftimin e përcjellë nga albinfo.ch.
Kurator i ekspozitës është Adolph Stiller, në bashkëpunim me një grup pune nga universiteti Polis në Tiranë.
Hapja e ekspozitës bëhet në 9 tetor 2019, nga ora 10.00
Në podiumin që mbahet me rastin e hapjes, marrin pjesë: Adolph Stiller, Sotir Dhamo, Besnik Aliaj, Saimir Kristo
Adresa: Ausstellungszentrum im Ringturm
Schottenring 30, 1010 Wien
Orari i ekspozitës: Nga e hëna deri të premten: 9:00 deri 18:00, hyrja pa pagesë (ditëve të pushimit dhe të festave, galeria është e mbyllur)
Ekspozita qëndron e hapur nga 10 tetori deri më 22 nëntor 2019.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit08 Tetor 2019
- Ora10:00
- LokacioniVjenë
- Data e përfundimit24 Shtator 2019 - 15:00
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor