CH-Ballkani
Rrjedhin pensionet e para zvicerane në Kosovë: Ja si reagojnë pensionistët
Megjithëse e pritur me entuziazëm, vënia e drejtësisë në vend përcillet me probleme. Disa nga të intervistuarit shprehen se kërkesa për të marrë pensionin lidhet me procedura të ndërlikuara
Zvicra këtë muaj ka filluar t`ua paguajë pensionet e moshës dhe ato të invaliditetit qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në Zvicër. Kjo po ndodh pas pothuaj 10 vitesh sa ka zgjatur ndërprerja e këtyre pagesave. Të drejtë për të marrë pensionet kanë pasur gjithë kohën vetëm ata kosovarë që kanë qëndruar në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Ndërsa ata që kohën pas pensionimit dëshironin ta kalonin në Kosovë nuk e kishin këtë mundësi.
Gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar sot një artikull në të cilin ka prezantuar raste konkrete të fillimit të rrjedhjes së pensioneve. Njëri nga ata që i janë gëzuar pensionit, ndonëse të vonuar, është edhe Bahri Sheholli, 65 vjeçar nga Prishtina, i cili në vendlindjen e tij ka marrë më në fund pensionin aq të pritur. 895 euro janë derdhur në konton e tij, që bëjnë më pak se 1000 franga, shkruuan gazeta. Sheholli thotë se ndihet i lehtësuar pasi që kështu do të ketë mundësi t`i kthejë borxhet që ka marrë.
Megjithëse e pritur me entuziazëm, vënia e drejtësisë në vend përcillet me probleme. Disa nga të intervistuarit shprehen se kërkesa për të marrë pensionin lidhet me procedura të ndërlikuara, transmeton albinfo.ch. “Ka qenë një maltretim që na kanë kërkuar të dorëzojmë kaq shumë dokumente”, është ankuar pensionistja 68 vjeçare, Mina Hasani.
Ndërsa fakti se deri tash vetëm disa qindra veta kanë bërë kërkesën për të marrë pensionin ka të bëjë me informimin e dobët. Shumë kosovarë duket se për herë të parë për rifillimin e pagesës së pensioneve zvicerane kanë kuptuar nga sindikata Unia ose nga personat tjerë, të prekur si ata vetë. Ndërsa Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore (BSV) është mjaftuar duke shpërndarë me kursim disa informacione në faqen e saj, shqip dhe serbisht, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq dihet se shumë nga pensionistët nuk kanë fare qasje internet dhe nëse kanë, atëherë të kufizuar .
Por për BSV kjo nuk përbën ndonjë barrierë. “Risitë në lidhje me marrëveshjen për rifillimin e pagesës së pensioneve, nisur nga përvoja, përhapen shumë shpejt në mesin e shtetasve kosovarë, si në Zvicër ashtu dhe në Kosovë”, thuhet në një prononcim të BSV.
Ndërsa përfaqësuesi i sindikatës Unia, Osman Osmani kërkon një “fushatë gjithëpërfshirëse informative” lidhur me pensionet. Ai kritikon po ashtu faktin se pensionet do të paguhen vetëm për tash e tutje, dmth jo edhe në mënyrë retroaktive. Kjo do të thotë se paratë të cilat u janë mohuar pensionistëve gjatë një dekade të tërë, sipas të gjitha gjasave janë të humbura përgjithmonë. Ndërsa fjala është për miliona franga. Vetëm e veja 83 vjeçare Gjyzide Gavazaj do të kishte të drejtë që në emrin e bashkëshortit të saj të ndjerë, të merrte mbi 50.000 franga. Ndërsa Bahri Shehollit “i mungojnë” rreth 10 mijë franga. Por ai është i bindur se këto para do të mund t`i tërheqë dikru nga bankomatët e Prishtinës. “Unë nuk e kam humbur shpresën se shtetet (Zvicra dhe Kosova) do të gjejnë një zgjdidhje”.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














