Lajme
Briken Calja, i treti në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes
Briken Calja është renditur i treti në stilin e shkëputjes në peshën 73 kilogramë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, turne që po zhvillohet në Tajvan. Në këtë stil, Calja ngriti 156 kilogramë, duke marrë medaljen e bronztë.

Ndërsa në stilin e shtytjes, ai u klasifikua në vendin e 13-të, me 181 kilogramë.
Për pasojë, Briken Calja e mbylli konkurrimin në dygarësh në vendin e pestë, me 337 kg (garoi në Baterinë A).
Në shkëputje, Calja i realizoi me sukses të dyja provat, me 151 kg dhe 156 kg, por në nuk u ngjit fare në pedane për provën e tretë. Në shtytje, Calja realizoi me sukses vetëm provën e parë, me 181 kilogramë, por nuk arrin të realizojë dy provat e tjera, me 190 kilogramë.
Në pedanë për Shqipërinë në këtë Botëror do të garojnë edhe Daniel Godelli e Erkland Qerimaj (të dy në peshën 81 kilogramë) si dhe Krenar Shoraj në peshën 89 kilogramë, shkruan insporti, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak