Kuriozitete
Facebook ka mbyllur dhjetëra-mijëra aplikacione
Facebook ka mbyllur dhjetëra-mijëra aplikacione, si pjesë e hetimit që filloi pas skandalit të qasjes në informata pa leje të shumë përdoruesve nga Cambridge Analytica.
Jo të gjitha aplikacionet e mbyllura kanë shfaqur kërcënim për përdoruesit, tha kompania.
Facebook u vu nën presion të madh më 2018, pasi u zbulua se Cambridge Analytica ka pasur qasje në informata të përdoruesve.
Kjo kompani që merret me konsulencë, ka shfrytëzuar këto të dhëna, të cilat janë marrë përmes një kuizi, për të targetuar reklamimet politike.
Facebook ishte dënuar me 5 miliardë dollarë nga Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA, që konsiderohet si dënimi më i madh financiar ndaj ndonjë kompanie për shkelje të privatësisë së përdoruesve.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës -
KQZ nis sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, mbi 22 mijë qytetarë votuan jashtë vendit -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













