E-Diaspora
Nëna shqiptare me tre fëmijë, dy ditë e “ngujuar” në Aeroportin e Dyseldorfit
Gruaja nga Shqipëria kishte dashur që së bashku me fëmijët e saj të vizitonte bashkëshortin i cili jeton në zonën e gjerë të Dyseldorfit, me statusin e kufizuar në kohë (“duldung”) të azilit

Një nënë me tre fëmijët e saj të vegjël është detyruar të qëndrojë në zonën transite të Aeroportit të Dyseldorfit, Gjermani. Përkundër faktit se ajo ka pasur pasaporta të vlefshme për veten dhe fëmijët, ajo nuk është lejuar të dilte jashtë zonës transite, shkruan diewelt.de. Kjo ka ndodhur pasi që ajo nuk kishte të holla të mjaftueshme dhe sigurimi shëndetësor i ishte mbaruar, sqaron Policia Federale e Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Gruaja nga Shqipëria kishte dashur që së bashku me fëmijët e saj të vizitonte bashkëshortin i cili jeton në zonën e gjerë të Dyseldorfit, me statusin e kufizuar në kohë (“duldung”) të azilit, ka deklaruar një zëdhënëse e policisë.
Sidoqoftë, gruaja me fëmijët e saj janë strehuar në zonën e përmendur dhe janë furnizuar nga punonjësit me ushqime dhe pije nga një kafene në afërsi, njoftojnë punonjësit e aeroportit.
Policia njofton se në fund gruaja me tre fëmijët ka udhëtuar me aeroplan drejt Tiranës.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës Ekspozita e tij e veçantë, ringjall solidaritetin e Zvicrës në kohë lufte në shtetin e Kosovës...
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
Jeta në Austri
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri Shifrat nga Shërbimi Publik i Punësimit (AMS) tregojnë se 364,419 persona janë aktualisht të papunë, 43...
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri