Shqipëria
Ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i një trafikanti
Gjermania ekstradoi në Tiranë trafikantin e 613 kilogramëve kokainë. Aksioni shihet si sukses i bashkëpunimit të autoriteteve gjermane dhe atyre shqiptare.

Nga një ish-kërkues i refuzuar për azil politik në Gjermani, sot i burgosur në burgun e Tiranës.Kjo i ka ndodhur Arbër Çekajt, i ekstraduar në Shqipëri, të enjten, (19.09.2019), nga autoritetet policore gjermane dhe i burgosur në të njëjtën ditë për t’u përballur me drejtësinë për trafik droge.
Zv. Drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, në një konferencë shtypi të enjten tha se „Arbër Çekaj, pronar i kommpanisë „Arbi Garden” u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri, pasi në kontenierët e kompanisë së tij, të mbërritura nga Kolumbia në Portin e Durrësit, bashkë me bananet, policia zbuloi dhe sekuestroi vitin e kaluar 613 kilogramë kokainë, shifër që përbën sasinë më të madhe të kokainës kapur nga policia deri më tani në Shqipëri”, përcjellë albinfo.ch
Arratisja në Gjermani, arrestimi në Düseldorf, kërkesa për azil politik
Zv. Drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Znj. Hajnaj bëri publike detaje lidhur me ecurinë e operacionit të përbashkët policor gjermano-shqiptar për ekstradimin e Arbër Çekajt. Ajo bëri me dije, se “pas zbulimit të kokainës në kontenierët e bananeve, Arbër Çekaj, arriti të arratiset në Gjermani dhe të fshihet duke përdorur mbiemrin Jansen, të bashkëshortes së tij gjermane. Por një muaj më pas, në mars 2018, Çekaj arrestohet në Düseldorf si rezultat i bashkëpunimit mes Interpolit të Shqipërisë dhe atij të Gjermanisë.”
Hapi tjerër i trafikantit ishte kërkesa për të fituar në Gjermani statusin e azilantit politik, me “argumentin se në Shqipëri i rrezikohej jeta” tha Zv. Drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, kërkesë që iu refuzua nga Gjykata Gjermane e Shkallës së Parë. Pas tërheqjes së kërkesës së tij për apelimin e vendimit nga Gjykata e Apelit u hap rruga për ekstradimin e tij në Shqipëri, që u realizua të enjten. Autoritetet policore të Shqipërisë morën masën e sigurisë me arrest me burg, menjëherë pas mbërritjes së tij në aeroportin e Tiranës. Prokuroria për Krime të Rënda e akuzon Arbër Çekajn për trafik të lëndëve narkotike.
Arrestimi në Gjermani dhe ekstradimi i Arbër Çekajt në Shqipëri për t‘u përballur me drejtësinë nuk përbën një rast të izoluar. „Një mijë e një qind e tetëdhjetë e shtatë (1187) persona të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale janë ndaluar në vendet e BE dhe janë ekstraduar ne Shqipëri në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tirana me shërbimet homologe në vende të BE” tha Aida Hajnaj.
Ai bëri me dije gjithashtu që në sajë „ të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale me Interpol Tirana dhe homologëve në BE është bërë kapja dhe ekstradimi drejt Shqipërisë i disa personave shumë të kërkuar, pjesëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, persona të dënuar me burgim të përjetshëm dhe disa prej tyre me mbi 15 vjet burg për vrasje. Ndërkohë janë kapur në Shqipëri për llogari të homologëve persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore në vendet e BE” vuri ajo në dukje.
Zv. Drejtorja e Përgjithshme e Policisë vlerësoi ngritjen kohët e fundit në Policinë e Shtetit të Njësisë Speciale për Kërkim-Arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë që i janë fshehur drejtësisë gjatë tre dekadave të fundit.
E-Diaspora
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, po vazhdon karrierën e tij në futboll, por tani në...
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht