Futboll
FIFA ngrit lart meritat e Kosovës
Me titullin “Belgjika në krye, Kosova arrin ngjitjen rekorde”, faqja zyrtare e FIFA-s ka lavdëruar paraqitjet e Kombëtares së Kosovës në ndeshjet eliminatore për EURO 2020.
Faqja zyrtare e FIFA-s ka lavdëruar paraqitjet e Kombëtares së Kosovës në ndeshjet eliminatore për EURO 2020.
Fitorja ndaj Çekisë dhe ndeshja me Anglinë, kanë marrë vëmendjen e FIFA-së, që në postimin për ranglistën e re, ka shkruar me fjalë të mëdha edhe për Kosovën, duke e vendosur edhe fotografinë e “Dardanëve” në ballinë.
Kosova ka shënuar sërish ngjitje në renditjen e re të FIFA-s, dhe tani pozicionohet një vend më lart, në vendin e 119-të, që natyrisht është edhe pozita më e mirë, që prej pranimit në UEFA dhe FIFA më 2016.
“Ndërkohë, Kosova (në pozitën e 119-të, plus një pozitë) është shpërblyer për paraqitjet e guximshme në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020, duke e arritur pozitën më të lartë”, shkruhet në faqen e FIFA-s, raporton KTV.
Kosova tani grumbullon 1164 pikë, 15 pikë më shumë seç kishte deri tani, falë fitores së rëndësishme në kualifikime për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë (2:1) në fillim të këtij muaji në Prishtinë.
“Dardanët”, që ndodheshin në pozitën e 120-të para publikimit të renditjes së fundit, tani lënë mbrapa Namibinë, Angolën dhe Zelandën e Re.
Në ranglistën e FIFA-së, Belgjika prin në vendin e parë, para Francës, Brazilit Anglisë e Portugalisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











