Shqipëria
Saimir Tahiri i shpëton qelisë
Tahiri nuk do të mund t’i kthehet jetës politike, të paktën për pak vite, duke marrë poste
3 vite shërbim prove caktoi Gjykata e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, duke rikualifikuar akuzën në “shpërdorim detyre”. Por ndonëse i shpëtoi qelisë, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi ta dërgonte për tre akuza të tjera të rënda, Tahiri nuk do të mund t’i kthehet jetës politike, të paktën për pak vite, duke marrë poste.
Gjykata vendosi që Tahirit t’i ndalohet për tre vite marrja e posteve publike. Gjithsesi, ish-ministri paralajmëroi se do e apelojë vendimin, duke u shprehur i pakënaqur shkruan Top Chanell. percjell Albinfo.ch.
“Gjykata tha nuk jam kriminel, nuk jam trafikant, nuk jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por meqë me disa kushërinj kemi përdorur një makinë, jam shpallur fajtor për shpërdorim detyre”, tha ish-ministri i Brendshëm.
Tahiri e konsideroi disa herë si absurd vendimin e dhënë sot nga Gjykata, ku ai u dënua me 3 vite shërbim prove vetëm për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ai paralajmëroi se do e apelojë edhe këtë vendim. Ish-ministri theksoi se nesër do të ketë një dalje më të gjatë për mediat.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














