Futboll
Rashica, i gatshëm për derbin në Bundesliga
Werder Bremen do të përballet me Leipzig që kryeson kampionatin gjerman
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica është rikthyer 100 për qind nga lëndimi që e mbajti afër tri javë jashtë fushave të blerta.
Edhe klubi i Werder Bremen ka njoftuar se, Rashica është i gatshëm për ndeshjen e radhës në Bundesliga, përcjell albinfo.ch.
Për këtë rikthim në fushë ka shkruar edhe vetë futbollisti vushtrrias në rrjetet sociale.
“I lumtur që po kthehem në fushën e blertë, për ta bërë atë që më pëlqen ta bëj”, ka shkruar Rashica.
Werderi në fundjavë do të përballet me Leipzig që kryeson renditjen në Gjermania me 10 pikë, derisa Werderi gjashtë pikë, dy fitore dhe dy humbje në katër xhirot e para. Takimi zhvillohet të shtunën nga ora 18:30.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













