Lajme
Shqiptarja, fituese e tri çmimeve në Las Vegas Film Awards
Lorena Sopi, fituese e tri çmimeve kinematografike në Las Vegas Film Awards.
‘SCHAUERFILM’ është filmi më i ri i metrazhit të shkurtër, me skenar dhe regji të Lorena Sopit, i cili ka fituar ‘’Best woman filmmaker’’ në Festivalin Las Vegas Film Awards.
Në arsyetimin për çmimin, kryetari i jurisë së festivalit, në mesin e të tjerave, ka shtuar: ‘Ne me të vërtetë jemi të entuziazmuar që ju vlerësojmë me çmimin ‘’BEST FILMMAKER WOMAN’’ për projektin tuaj, i cili na preku thellësisht me atmosferën dhe gjuhën unike dhe ndjeshmërinë e stërholluar të shfaqur në këtë film”, shkruan agjenica fakteplus.
Filmi njëzetminutësh që trajton zhdukjet e çuditshme të studentëve në një shkollë të vjetër në formë labirinthi misterioz, muajin e kaluar është shfaqur premierë në Festivalin e Filmit në Veronë, kurse ditët në vijim do të jetë pjesë e programit zyrtar në festivalin e madh amerikan
World Film Festival do të mbahet në fund të muajit shtator në San Francisco. Filmi në vazhdim do të udhëtojë në Festivalin e Filmit të shkurtër në Romë, në Mediterranean Film Festival në Sirakuzë, në Abuja Film Festival, e kështu me radhë.

Po ashtu edhe filmi tjetër ‘Rreze’, i realizuar sipas nje flete të ditarit të famshëm të Rreze Abdullahut e me regji të Lorena Sopit, është shpallur fitues i dyfisht në edicionin e parë të ‘’The My Thru Story Film Festival’’ i cili ka përfunduar mbrëmë në Los Angeles. Në këtë event, filmi kosovar ‘Rreze’ ka fituar Çmimin e regjisores më të mirë /Best director/ dhe Çmimin e publikut /Audience Award/.
Filmi ‘Rreze’ i cili ka pasur premierën në Cannes Film Festival – Short Corner, në muajin maj te vitit të kaluar, deri tani ka qenë pjesë e më shumë se tridhjetë festivaleve nderkombetare dhe ka fituar njëmbëdhjetë çmime kinematografike: Filmi më i mirë evropian – ne Europa Film Festival në Barcelonë, Filmi më i mirë i luftës në Festivalin Movie Pro Screen në Los Angeles të SHBA-ve, Award of Merit dhe Humanitarian Award në Festivalin Best Shorts Competition – La Jolla, të SHBA-ve, Merit Award në Canada Short Film Festival në Vancouver të Kanadasë, Best Drama Short në World Film Festival (Los Angeles), Best War Short Film dhe Best Costume Design në Five Continents Film Festival (Venezuela), Special Jury Prize, në North American Film Awards si dhe tani Best director dhe Audience Award në My True Story Film Festival (Los Angeles).
Filmi ‘Schauerfilm’ dhe filmi ‘Rreze’ janë prodhime të kompanisë AS Film Production nga Prishtina.
Në rolet kryesore të këtyre dy filmave paraqiten: Agron Shala, Afrim Muçaj, Beslidhje Bytyqi, Ylber Bardhi, Kreshnik Malushi, Glorioza Shala, Aurita Agushi, Selman Lokaj, etj.
Drejtor fotografie në të dy filmat është: Besnik Hasolli. Zëri: Gëzim Rama. Skenograf: Uran Duli, Kompozitor: Mendi Mengjiqi. Regjisore: Lorena Sopi.

E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











