Lajme
Studentja ekselente e Shqipërisë, me ofertë nga Gjermania
Aurela Kullolli është studentja që njeh vetëm notën 10-të, ajo është ekselentja e diplomuar për mjekësi tani me ofertë edhe nga Gjermania.
Aurela Kullolli ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve të larta Master Shkencor në degën e mjekësisë me mesatare 10.
Nga sot asaj nuk do t’i duhet të studiojë më librat e shkollës, pasi 24-vjeçarja përfundoi me rezultate të shkëlqyera studimet universitare, transmeton TopChanel.
Nga klasa e parë e deri në momentin e diplomimit Aurela kurrë nuk ka marë një 9. Arsyeja se përse u bë mjeke, ishte sëmundja e babait të saj.
“Kur kam qenë e vogël, babi ka vujatur nga veshkat. Ta shikoja babin që ishte forca më e madhe shtëpisë në gjendje të sëmurë në spital, më vinte shumë keq dhe ndjehesha e pafuqishme. Kur shikoja mjekët me përparse të bardha, më dukeshin si engjëj. Domëthënë figura më pranë Zotit. Zoti ka fuqinë e krijuesit, kurse doktori është disa hapa mbrapa tij duke shërbyer si një shpresë për njeriun dhe sëmundjen”, tha Aurela Kullolli.
Ekselentes shqiptare shteti gjerman i ka ofruar bursë dhe mundësi punësimi. Edhe pse Aurela e do shumë Shqipërinë, përsëri oferta është tepër joshëse.
“Shqipëria më pëlqen që të jap kontributin tim, por duke parë kohët e fundit thirrjen për aplikime për studentët ekselent vendet e punës në administratë, nëse i shikon nga pikëzimi, pikët më të larta i merr një student që ka kryer një universitet jashtë shtetit. Po të shikosh renditjen në maturën shtetërore, unë kam qenë tek 5 maturantët më të mirë, dhe të nënvlerësohesh sepse nuk ke pasur mundësi të studiosh jashtë shtetit është krim. Kështu që sapo të kem një mundësi për jashtë shtetit, do ta shoh”, u shpreh ekselentja, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve










