Lajme
25.000 franga shpërblim atij që ndihmon në kapjen e plaçkitësit të bankës
Personat që mund të ndihmojnë prokurorinë në kapjen e personit që ka plaçkitur dy herë bankën në Oberdorf (BL) mund të shpërblehen me 25.000 franga
Vazhdon të mbetet e paqartë se kush është personi, i cili ka grabitur më 15 prill dhe më 2 gusht të këtij viti filialin e Bankës Kantonale të Basellandit (BLKB), shkruan 20minuten.ch. Për këtë arsye, banka në fjalë ka vendosur të mbështesë hetimet edhe financiarisht.
Kushdo që mund të ofrojë informacione lidhur me personin e dyshuar për grabitje, i fiton 25.000 franga, transmeton albinfo.ch. Me këtë ofertë, banka e ka ngritur ndjeshëm shpërblimin e premtuar, i cili fillimisht ishte vetëm 5 mijë franga.
“Mund të thuhet se shpërblimi prej 25.000 frangash për ofrim të informacioneve është jashtëzakonisht i lartë”, ka thënë Michael Lutz nga Prokuroria. “Me këtë ne duam të vendosimn një stimulim, i cili edhe për të njohurit e grabitësit të dyshuar mund të jetë atraktiv, për t`i shtyrë ata që të ofrojnë informacione”, ka shtuar Lutz më tutje.
Personi në fjalë dyshohet se ka grabitur bankën e njëjtë, BLKB në Oberdorf, më 15 prill dhe më 2 gusht. Veprimi në të dy grabitjet e armatosura ka qenë shumë i ngjashëm, përcjell albinfo.ch. Herën e dytë ka ndodhur një e shtënë por nuk ka pasur të plagosur.
Ndërkohë, prokuroria ka ardhur në përfundimin se në të dyja rastet bëhet fjalë për personin e njëjtë.
Autoritetet kanë publikuar edhe fotografinë ku grabitësi i dyshuar shihet pa helmetë dhe pa maskë.
Për informacionet që çojnë në kapjen e tij, fillimisht ishte ofruar një shumë prej 5.000 frangash.
Kush e ka parë personin e dyshuar, mund të telefonojë në këtë numër të policisë: 061 553 35 35.
Burri i dyshuar është i gjatë rreth 1.70 m, ka staturë të fuqishme dhe flet gjermanishten në dialekt.
Prokuroria sqaron mëtutje se makina me të cilën ai ka ikur ka qenë një skuter i zi i markës Piaggio Typhoon me dy etiketa ngjitëse që tregojnë markat e cigareve Marlboro dhe pijes Energy Drink “Monster”.
(Fotot: Policia Kantonale Basellandschaft)
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















