Feja
Imami Enis Rama, i ftuar i islamistëve radikalë të Zvicrës (IZRS)
Në konferencën vjetore të IZRS, që mbahet më 29 nëntor në Freiburg, i ftuar është edhe imami nga Mitrovica, Enis Rama i cili vetëm pak ditë më parë është liruar nga burgu hetues
Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës (IZSR) me seli në Biel/Bienne konsiderohet si organizatë që kultivon një variant radikal e rigjid të islamit dhe që drejtohet nga zviceranë të konvertuar në islam. Për këtë arsye udhëheqësit e tij kanë qenë vazhdimisht në fokus të medieve zvicerane.
Në konferencën vjetore të këtij këshilli, që mbahet më 29 nëntor në Freiburg, i ftuar është edhe imami nga Mitrovica, Enis Rama. Ky imam i cili është po ashtu edhe drejtues i televizionit religjioz “Peace TV”, vetëm pak ditë më parë është liruar nga burgu hetues. Ai dyshohej për terrorizëm, rrezikim të rendit kushtetues dhe predikim të urrejtjes fetare, shkruan gazeta Tages Anzeiger.
Në arikullin e kësaj gazetee, të cilin e transmetojnë edhe mediet tjera në hapësirën gjermanishtfolëse të Zvicrës thuhet se “38 vjeçari Rama hyn në mesin e predikuesve më të njohur të vendit të tij. Autoritetet e ngarkojne atë për mbështetje të grupit ekstremist IS. Për këtë arsye edhe Departamenti i Jashtëm Amerikan e ka pasur `në radar`. Rama thuhet të ketë bërë disa herë thirrje për urrejtje kundër hebrenjve”.
Dy vite më parë në konferencën vjetore të IZRS kishte marrë pjesë edhe imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi. Ai bën pjesë në grupin e hoxhallaëve të arrestuar nga mesi i shtatorit nën dyshimin për afërsi me organizatat ekstremiste islamike. Krasniqi vazhdon të mbahet i paraburgosur.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











