Shqipëria
Alpinisti polak thyen këmbën, ndihmohet nga banorët e Thethit
Banori tha se bashkë me disa persona të tjerë kanë marrë edhe barrelat në krah pasi ambulanca nuk përshkon dot këtë rrugë për shkak të terrenit të vështirë
Një banor i zonës ka folur mbi turistin që është rrëzuar nga maja e Harapit. Ai ka thënë se është njoftuar nga e fejuara e turistit polak e cila i ka dërguar edhe vendndodhjen.
Banori tha se bashkë me disa persona të tjerë kanë marrë edhe barrelat në krah pasi ambulanca nuk përshkon dot këtë rrugë për shkak të terrenit të vështirë.
“Ne jemi duke i dalë në majë të Harapit në krahun e majtë. Ai duhet të ketë humbur rrugën dhe ka thyer këmbën. Ne na ka njoftuar e fejuara e tij. Ai është i vetëm.
Ne kemi marrë barrelat tek ambulanca se ajo nuk ngjitej dot. Ka mundësi që do na duhet rreth një orë për të mbërritur tek i lënduari. Ai ka ndjekur një rrugë që e ndjekin edhe turistë të tjerë. E fejuara e tij na ka dhënë koordinatat”, u shpreh Xhimi Guri, banor i zonës për Report Tv, percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











