Bota
Qyteti antik i Turqisë mund të shkatërrohet në pak javë
Vendi i quajtur Hasankeyf në të cilin gjenden mijëra banorë shtrihet në brigjet e lumit Tigris
Një qytet i lashtë historik në Turqi rrezikon të përmbytet në fare pak javë. Vendi i quajtur Hasankeyf, në të cilin gjenden mijëra banorë, shtrihet në brigjet e lumit Tigris, në juglindje të Turqisë dhe pritet të përmbytet si pasojë e ndërtimit të digës Ilisu, e cila do të prodhojë energji për rajonin.Qyteti do të rrethohet përfundimisht më 8 tetor, duke u lënë kështu banorëve më pak se një muaj kohë për të lënë shtëpitë e tyre.
Përgjatë viteve, projekti në fjalë është përfshirë nga polemika të shumta si dhe ka humbur mbështetjen e banorëve apo të qeverive të huaja për shkak të ndikimit absolut në qytetin antik.
Hasankeyf vlerësohet të jetë rreth 12.000- vjeçar, shkruan Top Channel, përcjell albinfo.ch.
Ndër tiparet e tij, historikisht të rëndësishme, janë mbetjet e një ure të shekullit të 12-të, një varr cilindrik i shekullit të 15-të, rrënojat e dy xhamive dhe qindra shpella natyrore.
Sipas ministrit të Jashtëm të Turqisë, pritet që ndryshe nga rrugët apo shtëpitë, ujit do të mund t’i shpëtojë vetëm kështjella.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














