Lajme
Mishi në Zvicër kushton 2.3 fish më shtrenjtë se në BE
Ndonëse edhe çmimet e artikujve tjerë në Zvicër janë më të larta se kudo në shtetet e BE-së, dallimi te çmimi i mishit është më i madhi
Konsumatorët e mishit në Zvicër, për biftekun ose filenë e tyre duhet të paguajnë 2.3 fish më shtrenjtë se mesatarja e BE-së. Këtë e tregojnë shifrat më të reja të Zyrës Evropiane të Statistikave Eurostat, shkruan srf.ch.
Ndonëse edhe çmimet e artikujve të tjerë në Zvicër janë më të larta se kudo në shtetet e BE-së, dallimi te çmimi i mishit është më i madhi.
Në përgjithësi artikujt ushqimorë në Zvicër janë 1.64 herë më shtrenjtë se mesatarja e BE-së, transmeton albinfo.ch. Te qumështi, vezët dhe djathi, diferenca është 1.35 herë. Vetëm alkooli dhe duhani në Zvicër kushtojnë afërsisht njësoj si në BE.
Sigurisht, dukshëm më lirë kushton mishi në vendet e BE-së, si Rumania ose Polonia, ku çmimi i tij arrin në 63% të mesatares së BE-së.
Ndërsa në shtetet që nuk janë pjesë e BE-së, si në Islandë dhe në Norvegji, mishi kushton përpjestimisht shumë, ose 1.65 herë, respektivisht 1.55 herë më shtrenjtë se mesatarja në BE.
Tash sa i përket Zvicrës: Mbetet e paqartë nëse këtu luan një rol shprehia e ndryshuar e konsumit ose lartësia e çmimit, por zviceranët po tregojnë një trend në ulje të konsumimit të mishit.
Sipas statistikave të organizatës së prodhuesve të mishit, “Proviande”, zvicerani mesatar konsumon 52 kilogramë mish brenda një viti.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












