Lajme
Kush janë tre gazetarët që u larguan nga vendet e tyre dhe migruan në Zvicër
Gazetarët nga Kolumbia, Jemeni dhe Azerbajxhani shkuan në Zvicër për t’i shpëtuar persekutimit në vendet e tyre të lindjes.
Ata tregojnë se si ishte të raportosh në shtëpi, dhe çfarë do të thotë puna e tyre për ta.
Sulmet ndaj lirisë së shtypit janë një nga temat në diskutim në Festivalin në Bernë.
Para festivalit, gazetarë të Swissinfo kanë biseduar me tre gazetarë që kanë provuar në vendin e tyre se çfarë do të thotë kur nuk respektohet liria e mendimit dhe liria e shtypit.
Sergio Camilo u largua nga Kolumbia pasi mori kërcënime me vdekje – jo vetëm me telefon dhe email, por edhe ballë për ballë. Ai kërkoi azil politik në Zvicër në vitin 2018. Një vendim përfundimtar nuk është arritur akoma. Tani për tani, ai nuk është në gjendje të punojë.
Firas Shamsan nga Republika e Jemenit ishte urdhëruar të largohej nga vendi përgjithmonë, nëse dëshironte të qëndronte gjallë. Shamsan u largua nga mërgimi në Malajzi në fillim të vitit 2019 dhe nën programin Shkrimtarët në Mërgim, ai erdhi në Zvicër, ku merr një grant dhe mund të jetojë, të punojë dhe të botojë.
Lachin Mamishov nga Azerbajxhani gjithashtu është kërcënuar dhe plagosur për shkak të studimit të tij në konfliktin e Kaukazit të fillimit të viteve 1990.
I frikësuar nga arrestimi, ai emigroi në Gjeorgji.
Në vitin 2015 ai erdhi në Zvicër, ku shpejt mori azilin politik dhe punon sot si një video-bloger dhe krijues i filmave dokumentar. Mamishov thotë se gazetarët e pavarur mund të punojnë vetëm në fshehtësi në Azerbajxhan, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












