Feja
Imami Mehmeti kundër “imamëve me dy fytyra”, IS-it dhe IZSR-së
"Ka edhe në Zvicër në mesin e myslimanëve mbështetës të “Shtetit Islamik” (IS), një organizatë terroriste kjo. Por t`i quash kafshë këta terroristë, i ke ofenduar kafshët”
Federatat dhe bashkësitë e ndryshme që përfaqësojnë myslimanët nuk kanë ndikim dhe besueshmëri të vërtetë te besimtarët. Janë vetëm imamët ata që e kanë një ndikim të tillë. Kështu thotë imami shqiptar nga Berna, njëherësh kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, Mustafë Mehmeti në intervistën për gazetën “Sonntagszeitung”, të publikuar sot.
“Ka edhe në Zvicër në mesin e myslimanëve mbështetës të “Shtetit Islamik” (IS), një organizatë terroriste kjo. Por këta terroristë t`i quash kafshë i ke ofenduar kafshët”, ka shtuar Mehmeti, duke thënë se bëhet fjalë për një pakicë fare të vogël. Mirëpo, sipas Mehmetit, kushdo që vetëpërmbajtjen e myslimanëve në dënimin e IS e konsideron “solidaritet pasiv” e ka plotësisht gabim”.
Është përgjegjësi e imamëve në Zvicër që të organizohen më mirë dhe të kërkojnë bashkëpunim me autoritetet e shtetit për të penguar myslimanët e rinj që të lidhen me IS-in, ka thënë më tutje imami Mehmeti.
Por, ka tërhequr vërejtjen ai “në Zvicër ka edhe imamë që `kanë dy fytyra`. Nga jashtë ata paraqiten të moderuar por në mes vete flasin ndryshe. Kjo është e rrezikshme. Imamët do të duhej që në faljen e të premtes dhe në kontakt me opinionin të flasin në të njëjtën gjuhë. Sepse kështu është e mundur “ta bëjmë hapin e kalimit nga xhamitë e oborreve dhe të bodrumeve te shoqëria zvicerane”.
Mehmeti i njeh predikuesit e dhunës që janë arrestuar javën e kaluar në Kosovë. Ata janë të tillë, me dy fytyra. “Ata nuk kanë idenë për Zvicrën dhe mesazhet e tyre janë të rrezikshme. Si ka mundësi që një imam të thërrasë në Zvicër një predikues që të mbajë ligjërata pa e njohur këtë vend dhe kulturën e tij? Këtë e them unë, si imam që vetë kam ardhur në Zvicër nga jashtë”.
Më tutje imami Mehmeti ka thënë po ashtu se nëse duam imamë vendorë, progresivë që i shërbejnë vendit dhe i njohin rrethanat, atëherë ata duhet të shkollohen këtu.
Kritika ka drejtuar imami shqiptar edhe ndaj Këshillit Qendror Islam të Zvicrës (IZRS), një organizatë e udhëhequr nga zviceranë të konvertuar në islam. Kjo organizatë, sipas Mehmetit e keqpërdor islamin por do të mbetet gjithmonë vetëm një grupim i vogël. Myslimanët kanë sigurisht brenga që ndryshojnë nga ato të IZRS. Koncepti i “Këshillit…” është anakronik dhe nuk ka të bëjë me realitetin”.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












