Lajme
Nëna shqiptare mbytet në bregdetin italian, e bija shpëton
Pushimet verore kanë rezultuar fatale për një grua shqiptare
26-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, është nxjerrë nga deti në zonën e Matera pa shenja jete.
Sipas mediave italiane, ajo u vu re nga rojat bregdetare në ujë me vajzën e saj 6-vjeçare aty pranë. Ata u hodhën në det për ta shpëtuar, por ndërhyrja e tyre ishte e vonuar.
“Në Metaponto Lido, një grua me origjinë shqiptare e moshës 26 vjeçe dhe jo 35 vjeç, siç u mësua në fillim, me pushime me burrin dhe fëmijët, vdiq nga mbytja në ujë”, thuhet në njoftimin e policisë italiane.
Për momentin nuk dihen shkaqet që i morën jetën gruas, ndërsa vajza e saj ndodhet në një spital të Potenza jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, dy rojat bregdetare u larguan nga puna, me arsyetimin e mungesës së ndihmës së parë ndaj pushuesve./ora/
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












