Muzikë
Tri ditë para koncertit, sëmuret tenori Ramë Lahaj
Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, është prekur nga një infeksion akut i fytit, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka bërë të ditur vetë Lahaj, përmes një postimi në Instagram, teksa ka thënë se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë. Ndërkaq, pas tri ditësh, ai pritet të mbajë një koncert në Prishtinë.
“Të dashur miq, këto ditë jam prekur nga një infeksion akut të fytit. Gjendja aktuale nuk është aspak e mirë por me shpresën dhe ndihmën e specialistit shpresoj gjithçka të jetë në rregull deri më 1 gusht. Javë të mbarë për të gjithë ju”, ka shkruar Lahaj mbi fotografinë në të cilën shihet në një klinikë.
Rikujtojmë se më datën 1 gusht të këtij viti, Ramë Lahaj & Friends pritet të mbajnë një koncert në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë”, në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”.
https://www.instagram.com/p/B0fjxzoo2OY/
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas Vetëm tre nga 30 lokalet e kontrolluara në Vjenë ofrojnë ujë rubineti falas, ndërsa 23 prej... -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave













