Tematike
Pasaporta zvicerane, çelësi që iu hap dyert e 184 vendeve
Megjithatë, janë 42 vende ku iu kërkohet vizë, edhe nëse keni pasaportë zvicerane. Këtu përfshihen nëntë vende të Azisë, një në Europë, 24 në Afrikë...
Edhe këtë vit, pasaporta zvicerane është renditur në mesin e pasaportave më të fuqishme në botë, shkruan albinfo.ch. Nëse keni një pasaportë të Zvicrës, ju mund të udhëtoni pa viza tradicionale në plot 184 vende. Këtu përfshihen edhe disa vende të cilat iu japin viza pasi të arrini dhe ato ku mund të udhëtoni me eTA (autorizim elektronik).
Sipas të dhënave nga Henley Passport Index, shteti zviceran është listuar në vendin e pestë sa i përket pasaportave më të fuqishme. Bashkë me Zvicrën, në këtë vend janë listuar edhe Austria, Holanda dhe Portugalia.
Me një pasaportë zvicerane, ju mund të udhëtoni pa vizë tradicionale në 23 vende të Azisë, 47 vende të Europës, 33 në Afrikë, 20 në Oqeani, 24 në Karaibe, 25 në Amerikë dhe në 12 vende të Lindjes së Mesme.
Megjithatë, janë 42 vende ku iu kërkohet vizë, edhe nëse keni pasaportë zvicerane. Këtu përfshihen nëntë vende të Azisë, një në Europë, 24 në Afrikë, një në Oqeani, një në Karaibe dhe gjashtë në Lindjen e Mesme. Në disa prej këtyre vendeve aplikohet edhe viza elektronike (e-visa).
Për të parë listën e të gjitha vendeve që mund të udhëtoni me ose pa vizë, mjafton të hyni në https://www.henleypassportindex.com/passport dhe të shkruani emrin e Zvicrës apo të cilit shtet që iu intereson.
Si mund të pajiseni me një pasaportë/shtetësi zvicerane?
Megjithëse ofron qasje në shumë vende, një pasaportë zvicerane, me raste nuk mund të fitohet aq lehtë.
Sipas të dhënave nga expatica.com/ch, një person mund ta fitojë shtetësinë zvicerane në këto raste: nëse ka lindur në Zvicër, nëse martohet me një shtetas zviceran, nëse është fëmiu (biologjik ose i adoptuar) i një shtetasi zviceran, dhe dikush që ka jetuar në Zvicër për më shumë se 12 vite (në disa raste të caktuara edhe më pak).
Këto konsiderohen si kriteret kryesore, megjithëse në ndonjë kanton të caktuar mund të kërkohen kritere shtesë. Gjithashtu, ju duhet ta dëshmoni se e njihni ndonjërën nga gjuhët e Zvicrës.
Përpos shtetësisë zvicerane, ju mund të aplikoni edhe për leje qëndrimi të përhershme në Zvicër (leje qëndrimi C). Kjo iu mundëson të jetoni në të njejtat kushte dhe të keni pothuajse të njejtat përfitime si shtetasit zviceranë. Leja e qëndrimit C iu mundëson kryesisht qasje të hapur në punësim, mundësi për të krijuar kompaninë tuaj, të drejtën për arsimim dhe njohjen e kualifikimeve, mundësi për të blerë pasuri të patundshme e pakufizime, mundësi për të jetuar kudo në Zvicër e qasje në asistencë sociale, përcjell albinfo.ch.
Kurse shtetësia zvicerane iu mundëson përfitimet e lartcekura, plus të drejtën për të votuar. Megjithatë, nëse pajiseni me shtetësi zvicerane, do t’iu duhet t’i plotësoni edhe obligimet ndaj vendit, si çdo shtetas i Zvicrës, e këtu hyn edhe shërbimi ushtarak. Për shembull, djemtë zviceranë të moshës 18-34 vjeçare duhet ta kryejnë këtë shërbim.
Gjithashtu, ju mund të merrni nënshtetësi zvicerane duke e ruajtur shtetësinë e lindjes, pra, të keni dy shtetësi, për aq kohë sa vendi juaj i origjinës e pranon këtë.
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












