Lifestyle
A ofendohen mërgimtarët nga fjala “shaci”
“Shaci” është termi me të cilin shpesh herë njerëzit në Kosovë i referohen mërgimtarëve, kryesisht atyre që vinë nga vendet gjermanfolëse.
Megjithatë, a ofendohen mërgimtarët kur iu drejtohen me një emërtim të tillë?
Insjaderi ka pyetur disa qytetarë në Prishtinë, në mesin e tyre edhe nga diaspora, përcjell albinfo.ch.
Disa kanë thënë se për ta kjo është ofenduese, e disa të tjerë kanë thënë se e marrin me shaka.
“Ne na vjen shumë keq edhe (janë) fjalë të rënda për ne. Ne jemi vendas nga këtu, jetojmë jashtë, por e ndjejmë veten shumë keq kur përdoret fjala shac. D.m.th. e ndjejmë veten sikur nuk jemi vendas”, ka thënë një qytetar.
Por jo të gjithë mendojnë kështu. Një qytetar i cili ka thënë se është nga Gjermania, nuk e sheh si ofenduese këtë emërtim.
“Edhe me më thirrë (shac, auslander) nuk më pengon kurgjë”, ka thënë ai.
Për të mësuar mendimet e qytetarëve rreth këtij emërtimi, shihni videon e mëposhtme.
E-Diaspora
-
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj Disa nga nxënësit më të talentuar nga Kosova janë kualifikuar për finalen e SiL English Competition,... -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












