Lajme
Zvicra përfshihet nga vala e dytë e nxehtësisë
Vala e parë e nxehtësisë ka kaluar nëpër Zvicër nga fundi i qershorit
Brenda më pak se një muaji, Zvicra do të përjetojë valën e dytë të madhe të nxehtësisë. Sipas SRF Meteo, nga e marta (nesër) deri të premten në Zvicër priten temperatura të larta deri në 35 gradë.
Për regjionet e njohura për temperatura më të larta, siç janë zona në veri të Alpeve, kantoni Valis dhe pjesa jugore e Kantonit Tiçino, autoritetet federale tashmë kanë vendosur shkallën 3 të emergjencës për shkak të nxehtësisë së madhe.
Gjithsej janë pesë shkallë të tilla në Zvicër, të cilat përcaktojnë rrezikun nga temperaturat e larta.
Ndërkohë, në zonën e mesme të Zvcirës dhe pjesërisht në Valis, në Tiçino dhe në Graubünden mbretëron një rrezikshmëri e konsiderueshme për shpërthimin e zjarreve në pyje.
Vala e parë e nxehtësisë ka kaluar nëpër Zvicër nga fundi i qershorit. Në atë periudhë, nga meteorologët ishin paraparë temperatura rekorde deri në 38 gradë, ndërsa ato ishin ngjitur “vetëm” deri në 36.9 gradë celsius.
Për fund të javës parashihet një freskim i vogël i motit.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












